Në një konferencë që ka mbajtur për ditën e djeshme, Guvernatori i Shtetit të New York, Andrew Cuomo, ka paralajmëruar se: Katër të pestat e pacientëve që janë infektuar me koronavuirus dhe kërkojnë një ventilator për ti mbajtur ata gjallë do të vdesin”.
Guvernatori Cuomo ofroi parashikimin e zymtë, pasi shtetet në të gjithë botën dhe qeveritë luftojnë për të ndërtuar dhe për t’u furnizuar me pajisje të frymëmarrjes për të shpëtuar jetën e shtetasve dhe tyre.
Cuomo ofroi paralajmërimin e rreptë pasi u zbulua se 7.900 njerëz më shumë janë diagnostikuar në New York brenda një nate, ndërsa 391 persona humbën jetën në 24 orë.









































