Ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka folur në një nga emisionet më të ndjekur italiane për ndihmën që Shqipëria i dha shtetit mik me 30 mjekë e infermierë për të luftuar COVID-19.
Kreu i LEGA-s hoqi paralele me vendet e mëdha evropiane, duke përmendur me emra edhe Gjermaninë, Holandën e Brukselin që nuk kanë dhënë asgjë për Italinë, ndërkohë që Shqipëria e vogël ndihmoi me 10 mjekë dhe 20 infermierë.
Salvini: Bëjmë një shkëmbim? Të dalim ne nga BE dhe të hyjë Shqipëria?
Kreu i partisë Lega Nord, Matteo Salvini është treguar shumë i ashpër me Bashkimin Europian, duke rihedhur në tryezë idenë e largimit të Italisë nga Bashkimi Europian. Salvini, madje shkon edhe më tej, teksa propozon edhe një shkëmbim mes dy vendeve, të dalë Italia nga BE dhe të futet Shqipëria, me këtë të fundit që po “lufton” për një vend në këtë union.
Ky reagim vjen pas gjestit të Shqipërisë i cilit u vlerësua jashtëzakonisht nga italianët, ku 30 mjek dhe infermierë shqiptar u bashkuan me bluzat e bardha italiane në betejën me koronavirusin.


































