812 viktima në 24 orët e fundit, është bilanci tragjik nga Spanja. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri total i viktimave në vendin Iberik ka arritur tashmë në 7340, ndërsa numri i personave të konfirmuar si të prekur nga COVID-19 ka shkuar në 85 195.
Shifra ka një rënie të lehtë nga raportimi i një dite më parë, ku numri i viktimave në harkun e 24 orëve ishte raportuar 838. Spanja renditet e dyta pas Italisë për nga numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi, ndërsa Kina, epiqendra e virusit vdekjeprurës, tashmë është spostuar e treta.









































