Situata në spitalin infektiv po vështirësohet për shkak të numrit të lartë të pacientëve, të infektuar me COVID-19 dhe që kanë nevojë për ndihme mjekësore.
Ndërsa për të përballuar situatën kanë sjell në spitalin infektiv edhe 3 pajisje të tjera respiratore për t’u ardhur në ndihmë pacientëve që kanë vështirësi në frymëmarrje.
Familjarët e tyre u kanë sjellë mjekëve dhe infermierëve pako me ushqime, ujë, por kishin sjelle dhe batanije për shkak të uljes së temperaturave.










































