Me debate të forta është shoqëruar mbrëmjen e djeshme emisioni ‘360 gradë’. Pas publikimit të një video nga dhoma e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, gazetarët Denis Dyrnjaja dhe Eloi Laze janë përplasur me njëri-tjetrin.
Dyrnjaja: Nuk bëhet kjo punë kështu, fute brenda kamerën. Si është gjendja brenda, jo me spekulim, merr shefen e pavionit. Merr burimin zyrtar.
Laze: Burimet zyrtare nuk na flasin. Para pak minutash kishim familjarin e zotërisë së moshuar që u shtua këtu. atyre nuk u japin informacion.
Dyrnjaja: E ke marrë këtë konfirmim nga një burim alternativ. E ke me pamje këtë që thua?
Laze: E kanë sjellë vetë pacientët. Janë të Infektivit.
Dyrnjaja: I gjithë Infektivi është kështu?
Laze: Vallahi nuk e di nëse është spitali kështu.
Dyrnjaja: Nuk bëhet gazetaria me vallahi.
Laze: Për derisa e ke bërë me vellahi, edhe unë me vallahi do ta bëjë se e kam parë me sy.