Google search engine
Home Aktualitet Pacienti ‘zero’ me origjinë nga Puka, Bashkia e këtij qyteti merr masa...

Pacienti ‘zero’ me origjinë nga Puka, Bashkia e këtij qyteti merr masa të menjëhershme: Jo panik! (Pamjet)

0
346

Deri në këto momente numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 6. Në qytetin e Pukës ka filluar dezifektimi i të  gjithë hapësirave publike. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga Bashkia Pukë, punonjësit janë duke dezinfektuar rrugët dhe parqet.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here