Google search engine
Home Aktualitet Ministrja Manastirliu bën apelin e fortë: Mos ejani në spital me makina...

Ministrja Manastirliu bën apelin e fortë: Mos ejani në spital me makina private, këto janë hapat që duhet të bëni nëse keni simptoma

0
316

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë simptoma të koronavirusit, të telefonojnë në numrin 127.

Manastirliu tha se për vetë-karantinën e detyrueshme do të merren masa, edhe në bashkëpunim me policinë. Ministrja i bëri thirrje qytetarëve të mos i drejtohen spitalit me makina private, por të telefonojnë numrin 127 dhe të presin transportin me urgjencë.

Thirrja e Manastirlit:

Nëse kanë simptoma, nëse kanë udhëtuar në zonat e kuqe, të kontaktojnë 127. I vetmi numër unik që kemi vendosur në dizpozicion. Vetëm ditën e djeshme ka patur mbi 1 mijë telefonata. Jo të gjithë kanë patur ato që pretedohej, megjithatë janë marrë tamponët dhe pritet rezultati i tyre.

Ne jemi të vendosur që të zbatojmë të gjitha ato protokolle për të mbrojtur qytetarët. Do të rrisim edhe kapacitetet nëse do të na duhet më shumë. Të gjithë ata qytetarë që konfirmohen duhet të jenë të gatshëm t’i përgjigjen këtij vendimi. Janë 102 vende që po luftojnë me këtë armik, ndaj duhet të jemi të gjithë të përgjegjshëm.

Ne jemi të vendosur për karantinën e detyrueshme dhe do të marrim masa për këtë. Do të kujdesemi që ky virus të mos shpërhapet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here