Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur disa minuta më parë në lagjen nr.14 në qytetin e Durrësit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga të shtënat një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur. Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje, viktimës dhe të plagosurit. Në vendngjarje ndodhet policia, bashkë me ambulancën.