Garda e Republikës nuk lejon median që të filmojë tubimin përndryshe do të rrëzojnë dronin me pajisjet e tyre dhe do jua sekuestrojnë.
Pretendimi i Gardës së Republikës është se ky vendim është marrë pasi cënohet siguria e Presidentit të Republikës.
Garda gjithashtu ka kërcënuar se do të sekuestrohen të gjithë dronët që në kundërshtim me urdhërin do të ngrihen në ajër dhe do të përdorin pajisje për t’i rrëzuar nëse nuk binden.