Një histori njerëzore e rëndë është trasmetuar ditën e sotme në studion e “News24” në emsionin me ‘Zemër të hapur’. Dëshmia e bashkëshortes së 64-vjeçarit ishte shumë e rëndë , pasi ajo e akuzonte se e ka përdhunuar për gati 10 vjet dhe në sy e te femijeve.
Bashkëshortja shkon më tutje duke e quajtur monstër, burri nuk ka duruar dot fjalët e bashkëshortes duke u larguar nga studio.
Kjo ka ndodhur sot teksa në emision Faik Çekrezi u përball me ish-gruan e tij Lirie Doskun, të cilën e kishte akuzuar për braktisje por jo vetëm.
Ndryshe nga çfarë kishte deklaruar 65-vjeçari një ditë më parë, Liria ka sjellë sot një dëshmi të rëndë, ku e akuzonte ish-burrin se e kishte përdhunuar dhe në sy të fëmijëve për 10 vite me radhë. Ajo e quajti disa herë mostër. Nga ana tjetër Faiku pranoi se ka disa faje por duke mos duruar dot akuzat është çuar në mënyrë demonstrative dhe kadalë nga studio.
“Unë po iki, faleminderit për gjithçka. Unë e gjej vetë formulën se ku do vete sot. Ajo të tregojë të vërtetën që është martuar disa herë. Të njoftoni policinë dhe të vijnë të më arrestojnë, dalë e drejta. 90 herë e martuar, e virgjër thotë ajo”, tha Faiku dhe më pas doli nga studioja.