Google search engine
Home Politike The Anuloi takimin në momentin e fundit, Veliaj ia thotë hapur Kurtit:...

The Anuloi takimin në momentin e fundit, Veliaj ia thotë hapur Kurtit: S’kam kohë të pres!

0
372

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pasi Albin Kurti anuloi takimin me të  gjatë vizitës së këtij të fundit ditën e sotme në Shqipëri. Veliaj ka deklaruar për ‘Indexonline’ se nuk ka patur kohë ta presë Albin Kurtin, pasi kishte angazhime të tjera me rastin e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet.

“Unë nuk e di pse ai nuk ka ardhur, sepse në bazë të agjendës, ai në këtë kohë do të vinte tek unë, mirëpo ai e ka devijuar agjendën, kështu që unë nuk kam kohë ta pres, sepse kam angazhime të tjera dhe jemi duke u angazhuar në axhendën tonë për shënimin e 100-vjetorit të Tiranës”, tha Veliaj për Indeksonline.

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here