Në disa qytete policia ka kryer kontrolle për makinat luksoze si dhe për ato të blinduarat. Sipas policisë, fokusi janë mjetet e blinduara dhe kapja e personave në kërkim. Numri i mjeteve të sekuestruara ka arritur në dhjetëra, ku nuk kanë munguar dhe makina të blinduara.
Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje për këtë operacion.
Tirana ka shumë emra të evidentuar të krimit tha gazetari Koka, sa i përket vijimit të Operacionit Forca e Ligjit. Ai thotë se lista e OFL do të zgjerohet dhe në nivelin paraprak janë rreth 420 persona që do të justifikojnë pasurinë e tyre.
“Lista e Tiranës do dalë nga java tjetër. Tani OFL po shkon drejt Vlorës dhe Fierit. Është një operacion që do vijojë dhe në ditët e ardhshme. Do ketë lajme të shumta…”, tha gazetari.
Deri tani policia ka referuar në SPAK 8 emra të njohur të botës së krimit që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë. Disa prej emrave janë: Lul Berisha, Ardian Çapja, Arben Isufaj, ( Ben Qimja), Sajmir Taullau.








































