Instituti i Shëndetit Publik ka dal me një apel të fortë për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ISHP bën thirrje që “nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni, konsultohuni me mjekun tuaj dhe merrni masa mbrojtëse që mund të zvogëlojnë rrezikun e gripit.”
Në masat kryesore parashikohen të njëjtat këshilla që po jepen në mbarë botën nga OBSh kundër përhapjes së koronavirusit:
Ruani higjienën vetjake.
Shmangni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit.
