Lulzim Berisha, i cilësuar si keu i Bandës së Durrësit i është përgjigjur formularit të Operacionit Forca e Ligjit, vetëm 24 orë pasi iu kërkua të deklaronte burimin e të rdhurave dhe të gjitha të dhënat e mundshme mbi pasurinë e tij.
Në përgjigjen e firmosur edhe nga vetë Berisha, të publikuar nga “A2CNN”, shkruhet se të ardhurat e një nga më të fortëve të Durrësit vijnë nga një bar kafe me qira. Lulzim Berisha pranon se zotëron autobotet që furnizojnë anijet me naftë në port si dhe ka një kompani në bashkëpronësi me të motrën. Bëhet fjalë për kompnainë ‘RAJAN 2007’ në të cilin ka 40% të aksioneve, në bashkëpronësi me Luljeta Berishën.
Gjithashtu ai deklaron se pjesë e pasurisë së tij është edhe një autoveturë BMË, të cilën e ka të blerë në shumë 1 milonë lekë, në vitit 2019. Lulzim Berisha nuk ka harruar të shtojë se burmet e tij financiare janë të ligjdhme dhe që shpreson që kjo deklaratë të vlerësot me objketivitet. Një ditë më parë u publikua edhe dokumenti i lëshuar nga Kadastra ku rezultonte se Berisha nuk kishte asnjë pronë të patundshme në emrin e tij.











































