Ka dalë sot në gjyq për masën e sigurisë në kushte të rënduara psikologjike Lulëzim Cuku, personi që i mori jetën gruas së tij disa ditë më parë në banesën e tyre në Xhafzotaj.
Cuku është shfaqur në sallë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeje të gjyqtarit.
Cuku vrau ditën e shtunë në darkë bashkëshorten e tij Manjola Cuku, pak ditë pasi kishte ardhur nga emigracioni. Pranë trupit të viktimës policia gjeti tre fëmijët e saj.










































