Google search engine
Home Politike Drejtesi “Si do ‘fundosen’ 80 gjyqtarë dhe prokurorë në Shqipëri”, vjen deklarata e...

“Si do ‘fundosen’ 80 gjyqtarë dhe prokurorë në Shqipëri”, vjen deklarata e fortë e gazetarit: Janë në një listë të zezë

0
305

Gazetari Trashgim Sokolaj, ka thënë se 80 gjyqtarë dhe prokurorë janë në një listë të zezë, që pritet të procedohen nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

“Ka disa muaj që po flitet për një listë gjyqtarësh, dhe prokurorësh të cilët, ashtu si po shikojmë këto ditë, një listë me persona të dënuar, trafikantë, dhe krim, do të jetë e njëjta situatë në momentin që do të zbatohen kompetencat e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 

Janë rreth 80 gjyqtarë dhe prokurorë, rreth 43 gjyqtarë, dhe 37 prokurorë, pra ka një listë që kanë kontakte me elementë kriminal, rasti më i  fundit është atentati në Durrës, janë këto lirimet e personave, dhe një sërë informacionesh të tjera që janë administruar dhe do të fillojnë të procedohen”, tha Sokolaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here