Google search engine
Home Aktualitet Publikohet fotoja/ Kush është ish-basketbollisti që iu vu tritol në banesë, ja...

Publikohet fotoja/ Kush është ish-basketbollisti që iu vu tritol në banesë, ja pse u arrestua pak kohë më parë

0
316

Një shpërthim i fortë eksplozivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në portën hyrëse të shtëpisë në lagjen ‘Qaf Hardhi’.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëmtime të shumta në banesë.

Mësohet se pjesëtarët e familjes Arra ndodhen jashtë Shqipërisë. Po ashtu Nikolin Arra ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër deri në qershor të 2015.

Asokohe ai u arrestua gjatë operacionit ‘Evazioni’ për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregar në kundërshtim me ligjet tatimore.

Publikohet fotoja/ Kush është ish-basketbollisti që iu vu tritol

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here