Si pasojë e një konflikti mes dy grupeve të rinjsh në Shkodër, një 35-vjeçare ka mbetur aksidentalisht e plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Vasil Shanto”. Ajo u plagos në këmbë dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu e ditur bëhet se një nga kunetërit ka shpëtuar, sepse plumbi i ka përshkuar pantallonat në pjesën e këmbëve. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 10 gëzhoja.
Sipas informacioneve, dy grupet e të rinjve kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.
































