Google search engine
Home Politike Drejtesi Kush është biznesmeni durrsak ‘subjekt’ i OFL-së me një pasuri marramendëse, i...

Kush është biznesmeni durrsak ‘subjekt’ i OFL-së me një pasuri marramendëse, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim, iu bë atentat në makinën e blinduar ku ndodhej me të bijën

0
364

Agjentja e OFL në një tjetër deklaratë për mediat bëri me dije se “sapo i ka nisur kërkesat me shkrim shtetasve Dashamir Gj me banim në Durrës i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerezore.

Emiljano H, i dënuar në Gjermani për trafik narkotikesh e pastrim parash dhe Edlir H. me lidhje familjare me Emiljano H pasi dyshohet se gezon pasuri te prejardhura nga krimi”.

Por kush është  biznesmeni Dashamir Gjoka? Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi në vitin 2017, ai i shpëtoi një atentati në afërsi të komunës Xhafzotaj, në vendin e quajtur “4 rrugët” në Shijak. Gjoka ishte në makinë bashkë me të bijën, dhe shpëtoi fatmirësisht pasi makina ku ndodhej ishte e blinduar.

Biznesmeni durrsak, ishte pjesë e hetimit edhe në kaudër të ligjit anti-mafia. Në vitin 2017, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka vendosur konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, nga Durrësi, dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim qeniesh njerëzore. Hetimi pasuror, nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Atij iu sekuestrua edhe pasuria e tij e cila kapte vlerën rekord të 2 miliardë lekëve, duke lënë hijen e dyshimit, se çfarë do të deklarojë Dashamir Gjoka, nëse pasuria i është sekuestruar nga ligji Anti-Mafia?

Pasuria e Dashamir Gjokës:

Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;

Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here