Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon një sërë takimesh të rëndësishme.
Një vizitë zyrtare ku parashikohet që të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë.
Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare do të takohet së pari me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
Fill pas këtij takimi, Rama do të takohet dhe me Këshilltarin e presidentit Donald Trump për Sigurinë, Robert O’Brien si dhe me Presidentin e Bankës Botërore, David Malpass.
































