Google search engine
Home Politike Vjen lajmi i shumëpritur nga Franca për Shqipërinë

Vjen lajmi i shumëpritur nga Franca për Shqipërinë

0
306

Duket sikur Franca ka ndryshuar tanimë qëndrim përsa i përket hapjes së negociatave mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, dhe Bashkimit Europian.

Në bisedë me gazetën «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (numri i sotem), Clément Beaune, këshilltar për çështje europiane i presidentit francez, Emmanual Macron, paralajmëron se Parisi e ka ndërmend të heq dorë nga bllokimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo, sipas Beaune, do të bëhet sapo të arrihet pajtimi mbi planet reformuese të BE-së sa i përket zgjerimit.

Këto plane pritet të prezantohen së shpejti. Clément Beaune më tutje tha:

“Ne vetëm do të jemi kundër që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen ndaras. Kjo do të ishte në kundërshtim me dëshirën tonë për të stimuluar stabilitetin në rajon”. (Brenda BE-së ka pasur shtete që kanë lobuar për të filluar bisedimet me Shkupin dhe për të lënë anash Tiranën).

Lajmit të mirë nga Parisi i ka paraprirë një lajm i keq: Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka ndryshuar formulimin sa i përket të ardhmes europiane të vendeve të Ballkanit.

Në Berlin nuk flitet më për “procesin e anëtarësimit në BE”, por vetëm për «procesin e afrimit me BE-në”.

Ky është një dallim i madh, shkruante ditë më parë «Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here