“Mediterranea 19-school of waters”, hapet thirrja për artistët

0
321

Ministria e Kulturës ka publikuar thirrjen për aplikim të artistëve shqiptarë për pjesëmarrje në Bienalen me titull “Mediterranea 19- school of  waters”, që do të realizohet në republikën e San Marinos, datë 22 -25 tetor. Institutet kulturore të republikës së San Marinos, në bashkëpunim me Universitetin e San Marinos dhe BJCEM, kanë publikuar në web thirrjen për Bienalen e Artistëve të Rinj “Mediterranea 19”, dhe është e hapur për artistët, shkrimtarët dhe studiuesit, nga mosha 18 deri 35 vjeç (të lindur nga 1 janari 1984), që vijnë nga ose bazohen brenda një plejade territoresh që lidhen me Detin Mesdhe si: Shqipëri, Algjeri, Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Qipro, Egjipt, Francë, Greqi, Itali, Jordani, Liban, Libia, Malta, Mali i Zi, Maroku, rajoni nordik Norvegjia, Suedia, Danimarka, Finlanda, Greenland, Ishujt Faroe, Palestina, Republika e San Marino, Serbia, Siria, Sllovenia, etj. Afati i fundit për aplikimin është data 26 janar 2020, ora 20:00. Përzgjedhjet do të bëhen në datat 14-15 dhe 16 shkurt.

Deri në fund të shkurtit do të prezantohet lista e artistëve të përzgjedhur. Ministria shprehet se këtë vit, struktura e thirrjeve të hapura nuk do të ndahen me disiplina, por do të paraqesin shtigje kuratoriale. “Të gjitha aplikimet do të mblidhen direkt nga BJCEM, i cili do t’i shpërndajë punimet te kuratorët dhe anëtarët për vlerësim, por përzgjedhja përfundimtare u është deleguar kuratorëve”, thuhet në njoftim.

Ministria e Kulturës ka të rezervuara dy kuotat për pjesëmarrje. Bienalja “Mediterranea 19- Shkolla e Ujërave”, do të zhvillohet në institucionet publike dhe vendet e Republikës San Marino, duke përfshirë: Cisternat e “Pianello”; Institutet Kulturore të San Marino: Galeria Kombëtare e San Marino; Teatri Titano; Muzeu San Francesco; Rocca Guaita (Kulla e Parë); Muzeu i Historisë Natyrore; Universiteti i Republikës së San Marino / Manastiri i lashtë i Santa Kiarës; Qendra e Përhershme e Studimit për Muzeun-Emigrant-Muze të Republikës së San Marino; Ambasada e Italisë në San Marino; etj. Kuratorë të Bienales do të jenë Alessandro Castiglioni , Itali; Simone Frangi , Itali / Francë (themeluesit dhe drejtorët e A Oasis Natural). Ndërsa pjesë e bordit kuratorial do të jenë Theodoulos Polyviou , Panos Giannikopoulos , Angeliki Tzortzakaki, Nicolas Vamvouklis , Giulia Gregnanin, etj. Bienalja do të mbahet në tetor, dhe fituesi do të njoftohet publikisht nga organizatorët e BJCEM dhe do të shpallen në web të Ministrisë së Kulturës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here