Çfarë po ndodh në korridoret e fakulteteve të Tiranës? Nis lëvizja e paralajmëruar e studentëve

0
336

Njoftohet se ditën e sotme kanë nisur lëvizjet nëpër fakultete, për të rikthyer protestat e studentëve.

Për protestën që pritet të nisë në orën 11:00 tek Korpusi Universitar, studentët e FHF (Fakultetit të Histori Filologjisë) kanë filluar bojkotin e mësimit në të gjitha klasat.

Marshimin e ka nisur një numër i madh studentësh, por mbetet për t’u parë se cila do të jetë pjesëmarrja në protestë.

Kujtojmë se tashmë ka kaluar më shumë se një vit nga protestat e dhjetorit të 2018-tës, ku një numër shumë i madh studentësh u hodhën në rrugë kundër ligjit të Arsimit të Lartë, dhe e vunë qeverinë në pozita të një marrëveshje.

Por pakti për Universitetin që ka propozuar qeveria Rama, gjen sërish të pakënaqur studentët, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë përfituar nga premtimet e uljes së taksave, apo nga rritja e cilësisë në mësimdhënie, apo transparencë financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here