Google search engine
Home Sociale Plagosi mjekun me thikë dhe fiton gjyqin me shtetin, Gjykata Europiane dënon...

Plagosi mjekun me thikë dhe fiton gjyqin me shtetin, Gjykata Europiane dënon Shqipërinë me 15 mijë euro

0
361

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e njohur gjerësisht për shqiptarët si gjykata e Strasburgut, i ka dhënë të drejtë Arben Strazimirit, i cili sulmoi me thikë mjekun Ali Refatllari në vitin 2008. Ngjarja, e cila ndodhi në vitin 2008 bëri bujë në  media, pasi Strazimiri akuzohej si një person i cili këto ngjarje i kishte kryer në mënyrë kronikë. Një operacion i kryer nga mjeku, në të cilin kishte vdekur, një i afërmi i tij, solli sulmin me thikë ndaj mjekut, dhe arrestimin e Arben Strazimirit.

Vendimi i Strasburgut

Gjatë zhvillimit të gjyqit në ngarkim të tij, i dënuari kërkoi që ta vuante dënimin në një spital psikiatrik, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën duke vendosur që dënimi të kryhej në një burg të zakonshëm. Ai e çoi çështjen në Strasburg duke fituar ndaj shtetit shqiptar. Gjykata verifikoi dhe zbuloi se Shqipëria nuk ka ambiente të përshtatshme për vuajtjen e dënimit për të gjithë ato persona që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here