Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela është duke zhvilluar një takim me një delegacion ekspertësh italian kryesuar nga dy prokurorë, OPGJ si dhe inxhiniere.
Mësohet se tema e diskutimit është asistenca teknike për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.
Ndërkohë bëhet me dije se ky takim është mundësuar nga PAMEKA.
Më herët Çela është shprehur se rezultatet e hetimit në çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve dhe vlerësoi punën e tyre në këtë drejtim.