Google search engine
Home Rajoni Kosova Albin Kurti refuzoi t’i shkojë në zyrë për ta dekretuar si kryeministër,...

Albin Kurti refuzoi t’i shkojë në zyrë për ta dekretuar si kryeministër, Thaçi i befason të gjithë me veprimin e tij

0
324

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin në postin e kryeministrit të Kosovës. Ky fakt bëhet i ditur nga mediat kosovare. Koha.net shkruan se Thaçi ka dekretuar Kurtin, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në takim me kreun e shtetit.

Përveç me letër, Presidenca, ka ftuar për dekretim Kurtin edhe nëpërmjet telefonit. Dekreti i presidentit, pas orës 12:00 do të përcillet te kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili zyrtarisht njoftohet për emrin e mandatarit të propozuar.

Pas këtij veprimi i mbetet Konjufcës që ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit ku mund të votohet Qeveria nëse në afatin prej 15 ditësh, Kurti siguron një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here