Lirimi nga burgu i ish-kreut të bandës së Durrësit, Endrit Dokle / Edi Rama sulmon ashpër gjyqtaren e Krujës dhe paralajmëron ndryshimin e madh në ditët në vijim

0
394

Dy ditë më parë është liruar ish-numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle, i cili ishte anëtari i fundit brenda në qeli. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të pranonte kërkesën e avokatit për shuarjen e dënimit të përjetshëm duke e ulur në 25 vite, ndërsa më pas e ka liruar me kusht, 5 vite në shërbim prove.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Rama tha se në ditët në vijim do ndërmarrë një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar.

Rama tha:

“E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here