Në një konferencë për mediat komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka folur për çështjen e negociatave.
Ai ka vlerësuar reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe sipas tij prioritet është zgjerimi i Ballkanit Perëndimor.
Komisioneri thekson se “Shqipëria është gati për të çelur negociatat me BE-në. Po punojmë me Shqipërinë dhe shtetet anëtare për të ecur përpara. Po punojmë për të gjetur një zgjidhje të re për procesin e zgjerimit. Do të ketë një metodologji të re për trajtimin e negociatave me BE-në.
Varhelyi tha se do të ketë takime me Presidentin dhe përfaqësues të opozitës, duke sqaruar se do të flasë me të gjitha palët.
“Do të flas me të gjitha shtetet anëtare dhe do të përpiqem t’i bind që megjithë metodologjinë e re, të çelin negociatat. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë me reformat, në mënyrë që ne të kemi një marrëveshje për çeljen e negociatave përpara Samitit të Zagrebit”, tha Komisioneri për Zgjerimin.