Njihuni me kurën e hudhrave! Një mrekulli që shëron këto sëmundje

0
352

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.

Një problem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.

Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.

AgroËeb.org ju  sjell më poshtë një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Përgatitja e Kurës me Hudhra

Përbërësit

12 thelpinj të mëdhenj hudhre

Dy kokrra limoni

1 ½ l ujë

Si ta Përgatisni

Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.

Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.

Vendosni ujin në një tenxhere.

Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.

AgroËeb.org ju këshillon që ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Si ta Konsumoni këtë Kurë

Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.

Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.

Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Shënim

Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here