Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, pas marrëveshjes që u nënshkrua dje mes opozitës dhe maxhorancës, ka dalë sot me një letër të hapur publike ku akuzon Bashën se shiti kauzën dhe demokratët për t’i shpëtuar burgut.
Teksa ja numëron një për një shkeljet e rënda Bashës, Spahu paralajmëron se një ditë disa prej tyre do t’i sjellë me fakte konkrete, pasi në kohën kur ato kanë ndodhur, ai ka qenë vet pjesë e sistemit.
Duke ngritur alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, Spahiu iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen dhe ato molotovë që iu kanë mbetur pa hedhur tek kryeministria, tashmë t’i hedhin në zyrën e besë-prerit Lulzim Bashës.
Postimi i plotë:
Letër e hapur:
Të dashur demokratë, hidhni molotov në zyrat e Lulzim besë-prerit
Nga Kreshnik Spahiu*
#shpërndaje
Pardje Lulzim Basha u shpall i pafajshëm nga “Vetingu” i Edi Ramës.
Kjo është hera e 4 që Lulzim Basha përballet me dosjet korruptove në sistemin e lodhur të drejtësisë shqiptare.
Pr çdo pafajsi i është dashur të paguaj shtrenjtë por kryesisht pagesat i kryen me “klering” dhe jo me para në dorë. Zakonisht shet kauzat dhe elekroratin si “klering”, por dhe zgjedhjet si në dy dosjet e fundit penale.
Në ditët në vijim do publikoj si ka mundur 4 herë Lulzim Basha të fitojë pafajsitë pasi n dy prej tyre i kam përjetuar vetë për shkak të pozicionit që kam pasur.
Aq frikë kishte këtë rradhë nga burgu Lulzim Basha sa dogji mandatet dhe bulevardin një ditë pasi amerikanët filluan hetimet e FBI për “lobim rus” dhe pastrim parash, dhe e mbylli “revolucionin” 24 orë pasi por pafajsinë për këtë dosje.
Të dashur demokratë, “mirkuptojeni” kryetarin tuaj. Me burgun nuk bëhet shaka.
Burgu është për “burra” dhe jo për k…..
Lulzimi ende nuk po e kupton që më mirë ta kryej burgun sa është i ri sepse në moshën e pleqërisë së Berishës do ketë të vështirë.
Dogji mandate për një dosje
Dogji zgjedhjet për një dosje
Dogji kauzat për një dosje
Dogji 61 bashki për një dosje
Dogji mardhëneiet me SHBA për një dosje
Dogji intergimin në BE për një dosje
Dogji bulevardin për një dosje
Dogji qindra protestues që u arrestuan për një dosje.
Dogji aleatët për një dosje
Dogji edhe mandatin 2021-2025 për një dosje.
Do thoni ju pse e bëri?
– Sepse burgosja ose një dënim penal e nxirrte në pension për shkak të ligjit kriminalizimit
– Sepse edhe Berisha kishte të njëjtin hall si Basha në SHBA (non grata)
– Sepse provat e FBI ishin të mjaftueshme pasi u zbuluan dy vajzat ruse që paguan finacimin nga bankat e Ukrainës
– Sepse ai është përlyer aq keq sa i vetmi që mund ta shpëtonte ishte Edi Rama.
– Sepse ai e di sa punë të pista ka kryer dhe sa shumë rrezikon
– Sepse i duhej konçesion pafajsie me presion
Në fund mendin se ja arriti.
Ja fali mandatin e tretë Edi Ramës në këmbim të një amnistie treshe (Meta-Basha-Rama)
Të dashur demokrat,
Halli juaj nuk është halli Lulzim Bashës.
Ju jeni rrugëve dhe papunë.
Basha është milarder dhe në karrige
Ju jeni në opozitë, Basha jo.
Ju jeni pa bukë, Basha jo
Ju jeni rrugve, Basha jo
Ju jeni pa shtëpi, Basha jo
Ju jeni pa lek, Basha jo.
Ju keni hall të vij partia juaj në pushtet urgjent, Basha jo sepse është 44 vjeç dhe nuk i plas fare nëse bëhet 46 vjeç apo 56 vjeç. Boll të pres.
6 muaj ai nuk protestoi kundër Edi Ramës ore të mjerë, por protestoi kundër SHBA dhe të gjithë atyre që investuan VETING dhe SPAK
Te dashur miq demokrat,
Ju ka mbetur një fishek i fundit që ta rrëzoni Ramn. Ato bomba molotov që ju kan mbet pa hedhur tek kryeministria, nga sot duhet ti hidhni në zyrën e Lulzim Besë-prerit.
Koha ta shporrni nga zyra atë që e mban Edi Ramën në pushtet dhe sloganin “Rama ik’ e shndërroi:
“Rama mik”