Sqarimi/ Ja si do të bëhet pajisja e studentëve me numër matrikullimi, zbardhet shkresa e Administratorit të UT

0
505

Zbardhen procedurat që do të ndiqen sa i takon pajisjes së studentëve të vitit të parë në Universitetin e Tiranës me numër matrikullimi. Ndryshe nga vitet e tjera, në fund të 2018 qeveria mori një vendim duke ndryshuar procedurat e matrikullimit. Ky proces tani kryhet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Por që të bëhet procesi i matrikullimit universitet duhet të bëjnë dhe pagesën e një tarife, gjë që ka sjellë disa shkëmbime letrash mes Administratorit të UT dhe QSHA.

Kjo e fundit fillimisht përmes një njoftimi ka bërë të ditur se: “Njoftojmë Institucionet e Arsimit të Lartë, se në aneksin 1, pika 7, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.560, datë 29.09.2018, “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, parashikohet: “Tarifa për pajisjen me numër unik të matrikullimit (për student)”. Në VKM-në nr.560, datë 29.09.2018, “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, parashikohet se tarifa për pajisjen me numër unik të matrikullimit është 100 (njëqind) lekë për student. IAL-të kur të përcjellin në QSHA, listën e studentëve të regjistruar, për çdo cikël studimi, për vitin akademik 2018-2019, e në vijim, duhet të dërgojnë edhe dokumentin e pagesës së tarifës, për llogari të QSHA, sipas faturës për arkëtim”, ka thënë QSHA.

Por gazeta ka siguruar një shkresë që Administratori i UT, Skerdi Dafa, i ka dërguar drejtueses së Qendrës së Studimeve Arsimore, ku e sqaron mbi mënyrën se si do të bëhet pagesa nga ana e Universitetit të Tiranës. Aty thyet se pagesa do të kryhet pas miratimit të buxhetit 2020. “Në zbatim të detyrimit që vjen nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 560 datë 29.09.2018 “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, aneks 1, pika 7, ju bëjmë me dije se pagesa për pajisjen e studentëve me numër matrikullimi do të kryhet nga njësitë shpenzuese të Universitetit të Tiranës, pas miratimit të buxhetit të vitit 2020 të UT. E njëjta praktikë është ndjekur edhe në vitin buxhetor 2019, pas miratimit që u bë nga Bordi i Administrimit të UT me vendimin nr 101, datë 15.5.2019”, thuhet në shkresë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here