Dy ditë pas rrëzimit të avionit ukrainas që po fluturonte mbi Iran, mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se sulmi është bërë nga shteti i Iranit. Sipas medias CBC News, bësohet se aeroplani ukrainas që u rrëzua në Iran të mërkurën, duke vrarë të 176 pasagjer, është qëlluar aksidentalisht nga mbrojtja ajrore iraniane, duke cituar të dhënat satelitore.
Një zyrtar amerikan tha që satelitët amerikanë kishin zbuluar lëshimin e dy raketave pak para se të rrëzohej avioni, e më pas erdhi shpërthimi.
Këtë rast Pentagoni nuk ka dashur ta komentojë, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump të enjten tha se përplasja vdekjeprurëse e një avioni ukrainas mund të ketë qenë një gabim.
Kur u pyet për rrëzimin, ai u tha gazetarëve se kishte një ndjenjë të tmerrshme në lidhje me aeroplanin e rrëzuar por nuk ofroi prova. “Dikush mund të ketë bërë një gabim,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë dhe shtoi se kishte dyshime.
Avioni ukrainas Boeing 737-800, duke fluturuar për në Kiev dhe duke transportuar kryesisht iranianë dhe iranianë-kanadezë, u rrëzua menjëherë pasi u nisën të Mërkurën nga aeroporti Imam Khomeini i Teheranit.