Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar për shit-blerjes e votës që doli në pah në përgjimet e ‘Zogut të Tiranës’. Ai ironizoi duke thënë se edhe Zogu i Tiranës ka mbledhur vota sa për një mandat.
“Listat e hapura politike i kanë kundërshtuar ata që nuk kanë në telefon më shumë se katër numra, të shoferit, të ndonjë mikeshe që mund të dalë tani te Zogu i Tiranës e dy të tjerë. Zogu ka mbledhur vota sa për një mandat deputeti”, deklaroi Murrizi.