Kastriot Reçi, është ekzekutuar ditën e sotme në Rrëshen, Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje.
Mësohet se Reçit i kanë vrarë dhe vëllanë dy vite më parë në Romë, Gasper Reçi.
Vrasja e Gasper Recit në Itali:
Gasper Reci, 43 vjeç nga Rrësheni është ekzekutuar në vitin 2017 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.
Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.