Një vrasje mafioze ka tronditur ditën e sotme qytetin e Rrëshenit. Kastriot Reçi pronar i televizionit “Media Plus” u ekzekutua ditën e sotme në qendër të qytetit dhe ende nuk janë identifikuar autorët.
Ndërkaq burime për Fax News bëjnë me dije se viktima Kastriot Reci i përfshirë në trafikun e droges në Hollandë, dhe njihet si person me pushtet në kontrollin e drogës në këtë zonë.
Vrasja dyshohet se është bërë për një shumë prej 1.5 mln euro, pasi i kishte vënë gjobë një personi.
Pista të tjera për hetim lidhen me atë të gjakmarrjes. Dy vite më parë në Itali është ekzekutuar vëllai i viktimës Gasper Reçi, vrasja e të cilit dyshohet se ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.