Itali, 1700 euro gjobë kush kapet në timon me telefon

0
346

Gjatë 2020 Italia përgatitet të vërë në zbatim masa të forta ndëshkuese për këdo që përdor celularët gjatë drejtimit të automjetit apo nuk respekton limitet e detyrueshme të shpejtësisë. Këto dy shkelje janë motive kryesore të aksidenteve rrugore në këtë vend, e pritet katërfishimi i gjobës ndaj përdoruesve të celularëve në timon si dhe risi urbanistike për të ngadalësuar lëvizjen e automjeteve me shpejtësi të lartë.  Parlamenti italian pritet të votojë së shpejti një normativë të re masash në kodin rrugor 2020.

 Kjo normativë e re e sigurisë rrugore parashikon një rritje të gjobave nga 422 euro që është aktulaisht në 1697 euro për të gjithë ata drejtues automjetesh që përdorin telefonat si dhe heqja e patentës për 3 muaj në rast se janë përsëritës në shkeljen e rregullave të Kodit Rrugor.  Për të evituar lëvizjen me shpejtësi të lartë është propozuar ndërtimi i vizave të bardha në lartësi të ngritur deri në kufi me trotuarin me detyrimin e ngadalësimit të shpejtësisë së automjetit. Gjithashtu është propozuar që komunat të instalojnë tinguj zanorë për të detyruar drejtuesit e automjeteve që të ngadalësojnë shpejtësine tyre deri në limitetet e lejuara.  Për ta garantuar sigurinë rrugore dhe të përdoruesve të biçikletave parashikohet të vendoset nëj masë largësi anësore 1.5 metra e detyrueshme nga çiklisti, në fazën e kalimit të tij nga një automjet. Ndërsa pranë zonave shkollore po mendohet ulja e shpejtësisë së detyruar për automjetet nga 50 km në 30 km në orë.  Prej vitit 2024 do të bëhen të detyrueshme përdorimi i rripit të sigurisë për automjetet ( autobuz e mikrobuz) që transportojnë fëmijët në shkolla. (Oranews)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here