Kastriot Reçi, viktimë e një atentati mafioz sot në Rrëshen është qëlluar me një plumb në zemër.
Konfirmimin e ka bërë Spitali i Rrëshenit pas kqyrjes në trupin e viktimës. 47-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga tarraca e një pallati pranë lokalit që kishte në pronësi viktima.
Në tarracën e këtij pallati, po ashtu policia tha se ka gjetur një snajper i cili dyshohet se është arma me të cilën është kryer edhe krimi.
Autori/ët kanë pritur Reçin të dalë nga lokali për të hipur në makinë dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.