Një grua mbeti e tmerruar pasi zbuloi se burri i saj kishte bërë një tatuazh në kofshë një foto ku ajo kishte dalë duke gërhitur.
Bashkëshorti 40-vjeçar, James McGraw, nga Portsmouth në Mbretërinë e Bashkuar, tha se vendosi ta bënte këtë tatuazh në formë “hakmarrje”, pasi partnerja e tij 37-vjeçare, Kelly, ia kishte prerë flokët në mënyrë të çrregullt.
Çifti bëjnë rregullisht shaka me njëri-tjetrin, por Kelly tha se kësaj here James i kaloi kufijtë.
Babai i pesë fëmijëve e ndau fotografinë në rrjetet sociale, ku gruaja e tij shihet duke fjetur me gojën e hapur gjatë një fluturimi me avion.
Postimi, i cili mori mbi 800 pëlqime dhe 400 komente, shkaktoi mjaft të qeshura dhe gallatë në rrjet dhe shumë shpejt u bë viral.