Spartak Ngjela i del në mbrojtje Arben Krajës, tregon arsyen pse sulmet ndaj kreut të SPAK tani nuk kanë asnjë vlerë

0
332

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në A2 ka komentuar drejtësinë e re dhe ngritjen e SPAK-ut.Sipas avokatit tani priten vetëm rezultate dhe sulmet për kreun e saj Arben Kraja nuk kanë vlerë pasi ai e ka kaluar vettingun.

 “Drejtësia e re nuk drejtohet nga ne. SPAK-u nuk drejtohet nga ne. E ka forcën politike dhe përkrahjen. SPAK-u nuk komprometohet pasi kontrollohet në mënyrë drastike. Edhe familja kontrollohet. Takimi i anëtarit të SPAK-ut me një avokat e pushon të parin. Puna ka nisur, por unë e pres që akuzat do të jenë sa më parë të jetë e mundur. Studimi i një dosje penale nuk është e lehtë. Sulmet nga kreu i SPAK nuk kanë asnjë vlerë. Ai ka kaluar Vettingun”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here