Gjatë mbledhjes së Kryesisë u morën vendime me një rëndësi tejet të veçantë, si ai i mbajtjes së Kongresit me datë 29 shkurt, por edhe vendime që lidhen me strukturën e Partisë Socialiste.
Ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti Ervin Bushati ishin dy emrat të cilët u miratuan në Kryesi, për të qenë bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Tiranë.
Dy emrat u miratuan nga dakordësimi i plotë i anëtarëve të Kryesisë, të cilët besojnë se Spiropali dhe Bushati do të mirëorganizojnë punën në familjen socialiste të Tiranës.