Dioqeza e kryepeshkopit të Parisit ka njoftuar se këtë vit nuk do të zhvillohet meshë Krishtlindjesh në katedralen Notre Dame, për herë të parë në më shumë se 200 vjet. Kisha historike e kryeqytetit francez u dogj nga zjarri tetë muaj më parë, gjatë të cilit kupola u shkatërrua plotësisht.
“Adhuruesit mund të marrin pjesë në meshën e kishës e Saint-Germain-l’Auxerrois, që ndodhet pranë muzeut të Luvrit ose në kishën e Saint-Sulpice pranë kopshtit të Luksemburgut”, deklaroi dioqeza.
Sipas një zëdhënëseje, mesha e Krishtlindjesh është mbajtur çdo vit në katedralen e Notre Dame-it që nga viti 1803, edhe gjatë pushtimit gjerman të Parisit në Luftën e Dytë Botërore.
Bota pa tmerr ndërsa Notre Dame, e vendosur në zemër të Parisit, në Ile de la Cite, u përfshi nga flakët më 15 Prill. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se katedralja do të rindërtohet deri në vitin 2024.