“Një festival ku pazaret paskan qenë të mëdha”, gazetarja e njohur flet për zhurmën e ‘tradhtisë’ mes Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut: Më vjen keq që askush s’po shkruan për…

0
355

Ndërkohë që në media po përflitet gjerësisht për përplasjet se kush e meritonte çmimin e parë në “Festivalin e Këngës” në RTSH, Elvana Gjata apo Arilena Arra, gazetarja Zefina Hasani e ka çuar vëmendjen dhe debatin në një prizëm tjetër.

Ndërsa shkruhet se Vera Grabocka ‘tradhtoi’ Alketa Vejsiun dhe zgjodhi Arilenën teksa moderatorja preferonte Elvanën, Zefina Hasani e çon vëmendjen te këngëtarja e re Sara Bajraktari e cila zuri vendin e tretë në Festival.

“Dëgjoni këngën e Sarës, që na dha ajër nga festivali, por s’u bë dot lajm”, e nis komentin e saj Hasani!

“Festivali si gjithmonë edhe këtë vit hapi polemika të mëdha për çmimin. Zhurma po bëhet edhe më e madhe këtë herë, sepse s’ janë thjesht emra këngëtarësh në këtë mes – kush e meritoi e kush jo, çmimin e parë- por dhe emrat e dy mikeshave Vera Grabocka e Alketa Vejsiu.

Versione pafund historish tradhtish e pabesish, po hidhen në rrjete sociale e portale. Dihet tashmë ky është lloji i lajmit që klikohet më shumë, e sidomos kur këto “tradhëti” bëhen në kurriz të një festivali, që mbahet me paratë e ne, taksapaguesve.

Sa më shumë zhytem në këtë rrjedhë lajmesh, po më vjen keq që askush nuk po shkruan për atë që në fakt ishte lajmi më i bukur i këtij festivali: Sara Bajraktari dhe kënga që ajo solli në këtë skenë, si krijim (muzikë e tekst) të Adi Hilës.

“Ajër” mua mu duk si e vetmja këngë që të ngjitej nën lëkurë, që në herën e parë. Ishte kënga që të jepte pafund ajër, për ta shijuar e ndjerë në çdo tingull e fjalë. Ishtë kënga që sillte sa ëmbël aq edhe fuqishëm zërin e Sarës së vogël, që dukej si një divë në atë skenë të madhe.

Askush nuk po flet e shkruan për më të voglën e këtij festivali, që shkëlqeu pa bërë bujë, pa qenë e lakuar aspak më parë, pa qenë e njohur e pjesë e shoëbiz-it.

Doli në skenë si një vajzë e vogël, e ndrojtur, me ato telat e bukur nëpër dhëmbë për të “na lujtur telat” të gjithëve sapo nisi të këndojë.

Nëse do të ishim në një tjetër kohë, kur s’do të ishim kaq shumë “të sëmurë” pas Eurovizionit, ndoshta fituese e këtij festiavali do të kishte qenë Sara Bajraktari me “Ajër”, si dikur Elsa Lila me “Pyes lotin”.

Jemi në kohët kur vështirë të bëhesh lajm, edhe thjesht për faktin që ke arritur të meritosh me gjithë fuqinë e zërit e shpirtit çmimin e tretë, në një festival ku pazaret, siç po shkruajnë mediat, paskanë qenë të mëdha.

Sara e vogël u emocionua, kur ja shpallën atë çmim, qau aq sa nuk fliste dot. E ka quajtur privilegj pjesmarrjen në këtë festival e atë çmim. Ndërsa unë do t’i thosha sot përmes këtij statusi: Sara, do të ishte mëkat i madh nëse ti s’do të ishe në këtë festiaval. Do të ishte gabim i madh nëse s’do të ta kishin dhënë të paktën atë çmim. Të kam dëgjuar në një intervistë dhënë në Radio Tirana, se mezi prisje të mbushje moshën që të vije në këtë festival. Sa mirë që e mbushe moshën e 1000 herë më shumë, sa mirë që Adi Hila krijoi këtë këngë, për të cilën mendoj se e ka frymëzuar dhe kapaciteti yt.

E dashur Sara, kjo herë e parë duhet të të shërbejë për ta kuptuar që privilegji është i gjithë i ynë, i publikut që të dëgjon. U shtofshin artistet si ty që të na japin ajër të pastër”, përfundon Hasani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here