Si pasojë e motit të keq një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.
Rrëzimi i një dege palme ka plagosur dy kalimtarët që ndodheshin në rrugë duke i zënë poshtë.
Ata janë ndihmuar nga njerëzit që ndodheshin në vendngjarje dhe më pas janë dërguar menjëherë në spital, ku morën dhe ndihmën profesionale mjekësore.
Dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.