Giuliani sulmon George Soros për hetimet ndaj Trump: Unë jam më hebre se ai

0
382

Avokati i presidentit amerikan Trump, Rudy Giuliani ka sulmuar ashpër miliarderin influencues George Soros, duke insistuar se ka nën kontroll figurat kryesore të hetimeve për shkarkimin e presidentit dhe duke thënë se politikat e tij të majta e skualifikojnë nga të qenit hebre.

 “Soros jo vetëm që kontrollon ambasadoren ameriakne në Ukrainë, Marie Yovanovitch, por ka instaluar dhe katër ambasadorë të tjerë të përfshirë në përpjekjet kundër Trump”, tha Giuliani për revistën New York, duke shtuar se bankieri i ‘revolucioneve me ngjyra’ dhe ‘kauzave liberale’ po përdor gjithashtu agjentë të FBI. Gazetarët e quajtën atë “antisemit” pas komenteve, por Giuliani tha se nuk bindet nga justifikimi i zakonshëm për të gjithë ata që kritikojnë “filantropin” e fuqishëm.  “Mos më thoni se jam antisemit nëse e kritikoj atë. Solos nuk është as hebre, unë jam më hebre se ai. Ai nuk shkon as në kishë as në sinagogë. Ai ka zgjedhur tetë anarkistë në qeverinë e SHBA”, tha Giuliani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here