Befason me deklaratën Astrit Patozi, tregon se çfarë do të ndodhë me opozitën në zgjedhjet e 2021: Shpresoj shumë që të ketë…

0
308

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i pyetur nëse do duhej të ulej në tryezë Lulzim Basha me Edi Ramën tha se thirrja e kryeministrit kishte ligësi.

I pyetur më tej nëse është e gatshme opozita aktuale të vijë në pushtet, ai tha se duhet të ketë një reflektim.

Ai tha se do shkojnë në zgjedhje në 2021 nëse do ketë reflektim

Mirëpo, sipas tij edhe nëse Basha do pranonte të ulej, duhet ta vinte në vështirësi qeverinë.

“Nuk do kishte të e keqe të uleshe, por duhej të uleshe në një mënyrë që ta vinte në vështirësi qeverinë. Duhet t’i thoshte çfarë kërkon nga unë se fatkeqësia na ka rënë të gjithëve. Çfarë kërkoj unë nga ti dhe takohemi në zgjedhje. Edhe psë nuk u takuan nuk ka asnjë problem. Unë besoj se ka pasur një lloj ligësie nga ana e kryeministrit që i bënte thirrje cdo dy orë Bashës a thua se ai takim do sillte ilaçin çudibërës. Unë mendoj se kjo është edhe qeveri e paaftë por edhe e korruptuar. Të mos harrojmë që i ka ngelur në dorë edhe një pjesë e pushteti që nuk i takonte ta kishte. Unë do të doja të ishin por nuk ka prova. Shpresoj shumë që të ketë reflektim. Lëri këto përrallat zgjedhjet e parakohshme se nuk i do PD. Do shkojnë në zgjedhje në 2021 nëse do ketë reflektim”, deklaroi Patozi në ABC news.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here