“Është një goditje që i ka bërë vetes”, avokati i njohur del me deklaratë të fortë, tregon detajin që ‘fundosi’ Ilir Metën

0
393

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka kritikuar ashpër takimin e Presidentit Ilir Meta me Aleksandër Soros, për të cilin tha se ka humbur pikë ndërkombëtarisht, duke kujtuar deklaratat e Presidentit pak muaj më parë për ndikimin e Sorosit në politikën shqiptare dhe rajonale.

Goxhaj tha se Meta e ka turpëruar veten, ndërsa argumentoi se pas takimit me djalin e Xhorxh Sorosit, tha ato fjalë që ka thënë Basha një vit më parë.

Sipas tij kjo ishte një goditje që i ka bërë vetes Ilir Meta.

“Ilir Meta vërtetoi se klasa jonë politike i ka mbyllur sytë. Godasin fort pastaj bëjnë kompromise. Sjellja e Presidentit me takimin me Soros është e turpshme. Turpëroi Presidentin dhe turpëroi Ilir Metën pas gjithë asaj që deklaroi dhe bëri si dhe efekti ndërkombëtarë që arriti të krijonte deklarata e tij, por me sa duket u arrit një pazar. Ministri i Jashtëm i Hungarisë mbërriti në Presidencë 24 orë pas deklaratës vetëm për këtë çështje. Është një goditje që i ka bërë vetes, e ka turpëruar veten. Meta e kupton çështjen e Sorosit, por dy fjalë tha për një takim një orësh kushedi çfarë kanë folur bashkë. Tha të njëjtat fjalë që ka thënë Luli një vit më parë, ato që mbase ia ka dërguar vetë të shkruara Soros”, tha ai në Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here