Google search engine
Home Aktualitet Të kërkuar nga drejtësia në Francë, kapen nga njësia speciale “Fast” dy...

Të kërkuar nga drejtësia në Francë, kapen nga njësia speciale “Fast” dy shtetas francezë.

0
396

Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë dy shtetas francez, të cilët ishin fshehur në Shqipëri pasi kërkoheshin nga drejtësia franceze.

Mësohet se janë kapur në Durrës e Tiranë një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze pasi mbi ta rëndojnë akuzat “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Policia e Shtetit:

Finalizohet operacioni i koduar “Start”.

Operacioni nga Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim.

Operacioni në koordinim nga Interpol Tirana.

Kapen në Durrës e Tiranë një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze.

Kapja dhe arrestimi i tyre, me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Në vijim të shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për lokalizimin e vendndodhjes së personave që kërkoheshin, Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Start”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.

Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here