Siç ishte parashikuar që mes liderëve të rajonit do të zhvillohej një konferencë e përbashkët. Kryeministri Edi Rama nga takimi i 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor, në prani të Presidentit të Serbisë, Vuçic, atij të Malit te Zi dhe kryeministrit maqedonas, i ka dhënë përgjigje refuzimit të ftesës nga ana e Kosovës për të qenë pjesë në këtë samit të Minishengenit.
“Jemi për të dnëtuar urën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Unë me bindje them se ky proces është në një mendim me të gjithë vendet. Dhe duhet të bashkojnë forcat dhe të shpejtojmë procesin drejt BE-së. NE po ndërtojmë stadnardet që kërkon BE me katër lirite themelore. Plagët e të shkaurës nuk kurohen me helm, por me ilace. Nuk jemi të ftuar ti shpikim, por i kanë bërë të tjerët më parë. Duhet dialog e negociata, se kjo ka çuar vendet përpara. Nisma nuk ndalet, por do vijojë me bindjen se do i kemi të gjitha mundësitë të vijojmë me dialogun. Në asnjë rast historia nuk tregon se vetë izolimi të kenë sjellë ndonjë të mirë, apo të kenë mbjell ndonjë pemë me fruta të dobishme për brezat e ardhshëm”, u shpreh Rama.