Që prej 30 Qershorit u shpreh kundër Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, Voltana Ademi bën lëvizjen e papritur, shfaqet për herë të parë në…

0
254

Kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ka marrë pjesë për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk e ka njohur këshillin e ri, ndërsa këshilltarët i ka quajtur ilegjetim, Ademi ishte e pranishme në mbledhjen e fundit të këtij viti.

Prezantimi i paketës fiskale për vitin 2020, detyroi Voltana Ademin që të aprovonte këshillin e ri bashkiak teksa u kërkoi edhe miratimin e tyre.

34 vota pro dhe 1 kundër e social demokratit Andi Halluni, mori paketa fiskale. Pritet tashmë cili do të jetë reagimi për projekt buxhetin që në janar do të prezantohet përpara këshilltarëve e ku do të mbahet qëndrimi me votë, që me gjasa do të ndjekë linjën e paketës fiskale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here