Në ‘Post Festivalin’ që u mbajt pas përfundimit të natës së dytë gjysmëfinale të Festivalit të Këngës’ u zbulua edhe lista e 12 finalistëve që u kualifikuan.
Pjesë e listës nuk u bë Stresi dhe Eli Fara, të cilët morën pjesë me këngën “BOHEM”.
Pas kësaj, Stresi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku i thotë Elit të mos mërzitet pasi ata kanë publikun me vete.
“Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët…Urime të gjithë finalistëve, e meritonit. @elifaramari Mos u mërzit, ne kemi publikun me vete, s’ka më finale se kjo. Mbi të gjitha ishte privilegi të punoje me ty @veragrabocka. Artist nuk bëhesh nga një çmim, ne jemi në shpirt të tillë”, shkruan reperi.
“BOHEM” tërhoqi vëmendjen e publikut menjëherë pas publikimit dhe në Youtube numëron mijëra klikime.